
Në kohët e fundit Luka Modriç ka marrë një vendim për të ardhmen.
Kroati sipas gjasave do ti varë këpucët në gozhdë pas përfundimit të Botërorit.
Sigurisht ky eveniment është tejet i rëndësishëm për çdo lojtar dhe mesfushori ka vendosur se pas tij do të jetë momenti për të thënë lamtumirë.
40 vjeçari është zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes së fundit të Milanit kundër Cagliarit i cili e la jashtë Champions Leagues për sezonin vijues.
Si për ishi-n e Tottenham Hotspurit ashtu edhe për çdo lojtar tjetër pjesëmarrja në këtë kompeticion është një objektiv në çdo sezon.
Ulje-ngritje të tilla janë të natyrshme në futboll, sidomos duke patur parasysh se ky sport sa vjen edhe bëhet më kompetitiv.
Sezoni aktual me ‘’ Djallin ‘’ përmblidhet me 2 gola dhe 3 asiste në 35 sfida, ekip shtatë herë fitues i Champions Leagues.
Sigurisht Luka Modriçin e pret edhe Botërori, i cili është pjesë e kombëtares ‘’ Trikolor ‘’, ndër më kompetitivet dhe të sikletshmet për çdo rival.



