Reja: Humbja na nxjerr jashtë objektivave, e di si do të luajë Hungaria (VIDEO)

Reja: Humbja na nxjerr jashtë objektivave, e di si do të luajë Hungaria (VIDEO)

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë ditën e shtunë ndaj Hungarisë në transfertë. Tekniku i Kombëtares u shpreh se skuadra dëshiron ta mbajë gjallë ëndrrën e madhe për vendin e dytë dhe shton se në rast humbje, skuadra del jashtë objektivave.

“Për ne janë të gjitha ndeshjet si finale. Duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe për të qëndruar në vendin e dytë deri në fund. Nëse humbasim dalim jashtë objektivave, nuk jemi më në lojë. Është shumë e rëndësishme për ne dhe dimë shumë mirë forcën e Hungarisë. Ne po kalojmë një moment pozitiv, kemi shumë siguri si ekip. Jemi këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Për të qëndruar në vendin e dytë duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë nesër.

Për formacionin kam disa dyshime, një trajner ka gjithmonë dyshime. E kam në kokë formacionin. Kam 24 lojtarë në dispozicion, kemi dhe një stërvitje të fundit për të bërë. Do të vendos nesër në mëngjes për formacionin. Kam dyshime, por duhet të shikoj gjendjen e lojtarëve dhe të zgjedh lojtarët me gjendjen më të mirë fizike. E rëndësishme është që ata që do të zbresin në fushë të japin maksimumin. Hungaria është në gjendje shumë të mirë fizike.”, tha fillimisht Reja.

Më tej ai tha se e ka një ide sesi do të luajë Hungaria, duke thënë më tej, se duke qenë se kundërshtari luan në shtëpi, do luajë në sulm dhe për këtë ai shtoi se Shqipëria do të tentojë me kundërsulm.

“Ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen dhe të jemi të aftë që të ndryshojmë lojën, për t’iu përshtatur kundërshtarit. E kam një ide sesi do të luajë kundërshtari. Presim që ata të na sulmojnë që në fillim. Ne duhet të jemi gati edhe për këtë. Të përpiqemi që me lojtarët e shpejtë, të kapim në befasi kundërshtarin.

Uroj të bëj zgjedhjen e duhur me Bajramin, i cili ka aftësi shumë të mira, sidomos në sulm. Ekipi duhet të jetë gati për çdo gjë. Nuk kam vendosur ende për formacionin dhe për këtë arsye duhet të presim deri nesër.

Të dyja ekipet janë shumë të organizuara në mbrojtje. Unë them se skuadra që do të shënojë, do të mbrohet. Shpresoj të shënojmë ne dhe ta mbrojmë fitoren deri në fund.

Shpresoj që të marrim rezultat pozitiv ndaj Hungarisë. Them pa u menduar fare se ndeshja me Hungarinë është më e vështirë, mendojmë vetëm për atë, për Poloninë mendojmë më vonë.”, përfundoi trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy