
Prej disa vitesh Manchester United vijon të lërë për të dëshiruar në lidhje me fitimin e titujve, situatë e cila dukshëm i ka shqetësuar drejtuesit. ‘’ The Red Devilsat ‘’ historikisht janë konsideruar kandidatë potencialë për arritjen e sukseseve në çdo sezon dhe Erik Ten Hag tanimë ka filluar të planifikojë ndërhyrjet në merkato. Një ndër të preferuarit e hollandezit është Kvicha Kvaratskhelia, për të cilin po zhvillohet një sfidë e ashpër në kontinentin e vjetër. Gjerogjiani rezultoi kyç në suksesin e Napolit me fitimin e Scudettos sezonin e shkuar dhe anglezët do të tentojnë ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’ duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin në aspektin ekonomik. Rendimenti me ‘’ Il Partenopei ‘’ natyrisht ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të 22 vjeçarit dhe sipas parashikimeve presidenti Aurelio Di Laurentis do të tentojë të përfitojë maksimalisht me shitjen e mesfushorit nga Tbilisi. Deri në këtë moment Kvicha Kvaratskhelia numëron 14 gola dhe 18 asiste në 95 sfida me napoletanët por pretendentët konsiderohen tejet cilësorë dhe shumë shpejt e ardhmja e tij mund të ndryshojë.



