Armando Broja po kalon vështirësi të mëdha. Sulmuesi është larguar nga ekipi i parë i Chelsea, pasi nuk është pjesë e planeve për sezonin e ri dhe po stërvitet me skuadrën e të rinjve.
Shqiptari është urdhëruar të gjejë një skuadër të re, pasi trajneri Marseca dhe stafi i tij, nuk do e llogarisin për ndeshjet e ardhshme.
Nga kjo kërkon të përfitojë Milani, klub që e ndjek prej kohësh Brojën. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe nga Italia raportojnë se kanë rikthyer interesimin për shqiptarin.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e 22-vjeçarit, për të cilin interesohen edhe klube të tjera.



