Barcelona, nuk e harron Rafael Leaon

Barcelona, nuk e harron Rafael Leaon

Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Rafael Leaon tek Milani.

Portugezi prej shumë kohësh është pjesë e listës së Barcelonës, drejtuesit e të cilës e synojnë medoemos transferimin e tij.

Robert Lewandowskit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur dhe golashënuesi nga Almada momentalisht po përjeton një periudhë jo të mirë me kuqezinjtë, kontrata e të cilit skadon në 2028-tën.

Ky fakt ia hap rrugën ‘’ Blaugranëve ‘’ pasi Rafael Leao konsiderohet tashmë një lojtar elite, determinant në shumë ndeshje me ish fituesit e Champions Leagues.

Drupal Ad

Megjithatë, në disa prej tyre është kritikuar ashpër nga tifozeria e zjarrtë e ‘’ Djallit ‘’, sidomos tek ajo kundër Lazios i cili pati një konfrontim me disa ndjekës.

Kriza e reflektuar tek rezultatet vijon tek Milani dhe sipas ‘ Sport ‘, Rafael Leao mund jetë një ndër të larguarit nga ‘’ San Siro ‘’ në fundin e sezonit.

Në 37 sfidat e deritanishme 25 vjeçari ka shënuar 10 gola si dhe ka kontribuar me 8 asiste për shokët e tij, statistika të cilat nuk përkojnë me vlerat që mbart.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy