
Trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega, e quan si pikë shprese atë të marrë ndaj Partizanit në kampionat. Pas ndeshjes, për mediat, Gega u shpreh se skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë dhe sfidat në vijim do i konsiderojnë si finale.
Ishte një pikë morali dhe shprese. Të gjitha ndeshjet në vijim i konsiderojmë si finale dhe asnjë nuk e di si do shkojnë. Ne do i bëjmë hyzmetin punën. Ishte një ndeshje e mirë, ndaj një ekipi të fortë, si Partizani. Bëmë më të mirën. Kmeri probleme me dëmtimet. Besoj se do bëjmë më të mirën dhe do i marrim maksimumin lojtarëve. Lojtarët duhet të jenë të fokusuar dhe të luajnë me ndershmëri.



