Përkeqësohet shëndeti i Peles, e bija ndan një foto prekëse nga spitali

Përkeqësohet shëndeti i Peles, e bija ndan një foto prekëse nga spitali

Vajza e legjendës braziliane të futbollit, Pele, postoi të premten vonë në Instagram një foto prekëse të babait të saj në spitalin hebre Albert Einstein në São Paulo.

“Ne vazhdojmë të jemi këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë bashkë”, ka shkruar Kely Nascimento.

Fjalët e saj shoqëruan një foto ku shfaqet duke përqafuar të atin teksa ai shtrihet në një shtrat spitali. 

Në foto shihet edhe mbesa e Peles, Sophia. Në fillim të javës Nascimento bëri me dije se babai i saj do t’i kalonte Krishtlindjet në spital. 82-vjeçari u shtrua në spital më 29 nëntor për një infeksion të frymëmarrjes dhe "rivlerësim të trajtimit të kimioterapisë mbi kancerin e zorrës së trashë të identifikuar në shtator 2021", sipas një deklarate spitalore.

Nga informacionet e fundit bëhet me dije se shëndeti i Peles është përkeqësuar dhe tashmë ai është në kujdes më të madh nga mjekët, për shkak të përparimit të kancerit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy