Manchester City blen Metinhon

Manchester City blen Metinhon

 Manchester City ka arritur të finalizojë një marrëveshje shumë interesante . ‘’ Los Citiziens ‘’ prej kohësh ndiqnin me ngulm talentin e Fluminenses Metinho  .  Më në fund bardhekaltërit kanë dalë të fituar  dhe do ta kenë në dispozicion për sezonin e ardhshëm .   Sipas Goal News ,  operacioni për 18 vjeçarin është mbyllur vetëm për 5 milionë stërlina  dhe do të jetë i lidhur me ‘’ Etihad Stadium ‘’ për 5 vite . 

Kualiteti i shkëlqyer  që ka treguar në kampionatin brazilian i cili  karakterizohet nga një rivalitet shumë i madh  ia kanë favorizuar  të ardhmen mesfushorit  të cilit do ti duhet të punojë fort për të demostruar se është i vlefshëm për elitën e futbollit europian .

Mbështetja për të do të jetë shumë e madhe sepse  do të ketë privilegjin për tu drejtuar nga një prej teknikëve më të mirë në botë siç është Pep Guardiola. 

Aspiratat e britanikëve pa dyshim  gjithmonë janë të shkojnë sa më larg  dhe Metinho i quajtur ndryshe si ‘’ Pogba i Brazilit ‘’ ka një shans shumë të madh për të vijuar karrierën. Futbolli amerikano- latin me atë europian  kanë shumë diferenca por për talente të tillë çdo gjë bëhet  më e lehtë sepse e tregojnë forcën që i karakterizon  kudo ku luajnë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy