Te Vllaznia nuk duan të humbasin kohë dhe pas kualifikimit për në eliminatoret e Conference League, kanë nisur menjëherë nga puna për përforcimin e skuadrës.
Këtë të martë, klubi shkodran ka njoftuar edhe emërimin e drejtorit të ri sportiv. Ky post i është besuar Elvis Plorit.
44-vjeccari mbante pozicionin e trajnerit te Vllaznia U-21 këtë sezon, ndërsa tani është emëruar drejtor sportiv.
Njoftimi i klubit:
Klubi i Futbollit Vllaznia ka filluar menjëherë punën organizative për një pjesëmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024. Duke vlerësuar përpjekjet, egon, ambiciet dhe dëshirën për të krijuar një kolektiv me mentalitet fitues, pozicioni i Drejtorit Sportiv pranë Klubit të Futbollit Vllaznia i është besuar trajnerit kampion të Superligës U-21, z.Elvis Plori.



