
Ecuria jo e mirë e Bryan Zaragozas tek Bayern Munchen, nuk i ka lënë shteg tjetër veçse ta mendojë të ardhmen diku tjetër.
Spanjolli ka cilësi të padiskutueshme, për të cilin tashmë ka filluar të mendojë Barcelona.
Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ s’kanë humbur kohë dhe sipas ‘ Diario Sport ‘ Deco e vlerëson shumë mesfushorin.
Cilësitë që mbart shikohen një plus nga Hansi Flick, i cili mund të adaptohet shumë shpejt me mënyrën si luan Barcelona pasi spikat për teknikën e lartë, përdorimin shumë të mirë të topit dhe aftësinë për të dribluar.
Duke ditur se për Luis Diazin dhe Marcus Rashford do të jetë më e vështirë për ta arritur marrëveshjen, 23 vjeçari mund të vihet nën urdhërat e trainerit gjerman për sezonin vijues.
Huazimi tek Osasuna ishte një goditje e qëlluar në shenjë pasi i dha shansin Bryan Zaragozas të grumbullohej edhe nga traineri Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’.
Nevoja për përmirësim e Barcelonës është shumë e madhe në çdo pozicion por një pengesë mund të jetë edhe kërkesa e bavarezëve për nxënësin e Vincent Kompany-s.
Në sezonin e shkuar lojtari nga Malaga u aktivizua në 28 sfida, shënoi 1 gol dhe kontriboi me 6 asiste.



