Superliga e futbollit shqiptar duket që po zhvillohet me surpriza të ndryshme.
Gazetari i sportit Edi Hajdini, u shpreh në “MCN live”, se kjo duket të jetë një garë e fortë mes ekipeve jo vetëm për vendin e parë dhe ato që marrin pjesë në zonën e kupave të Evropës, por edhe ato që do bijnë nga kategoria.
Lajmi i mirë që më në fund sporti në vend ka rikthyer te vëmendja e të gjithë opinionit, për shkak të rezultateve, garës që në këto momente po zhvillohet ne Superligë. Është një garë e ndezur jo vetëm për vendin e parë por edhe për skuadrat që marrin pjesë në zonën e kupave të Evropës ashtu edhe skuadra të cilat do të bijnë nga kategoria.
Tirana ka mundur këtë herë të shkojë pesë pikë lart dhe të shkëputet nga Partizani, pastaj është një enigmë në vehte, skuadra që do të renditet e treta, që do të thotë një pjesëmarrje në Kupat e Evropës, pasi po shohim së është një renditje mjaft e ngjeshur, janë Egnatia e Vllaznia, në kuotën e 42 pikëve, Laç 39, Erzeni 38, pretendon edhe Teuta e cila momentalisht është në kuotën e 35 pikëve.
Lajmi i keq është polemikat që janë ndezur sidomos dy javët e fundit që kanë të bëjnë më gjykimin. Ka pasur skuadra të cilat janë penalizuar nga gjyqtarët ashtu sikurse ka pasur edhe në javën e kaluar me gjyqtaret që nuk pranuan të arbitronin ndeshjen Kastriot-Bylis, këtu dalin pastaj të tjera skenarë, të tjera gjëra.



