
Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjen e turit të parë në Conference League ndaj Dinamo Batumi, e cila do të vijë live dhe ekskluzivisht në ekranin e MCN TV. Mbrojtësi Bruno Lulaj, shprehet i bindur se bardheblutë do të kalojnë turin për më tej. “Kundërshtarin e kemi studiuar. Së bashku me profesorin e kemi analizuar në videoanaliza. Kemi parë që kanë pika të forta, por edhe pika të dobëta. Shpresojmë që të marrim maksimumin. Jemi shumë të sigurt te vetja jonë që mund të bëjmë më të mirën. Në këtë ndeshje shkojmë me bindje që do të kalojmë turin.” Sakaq, afrimi i kësaj vere, Albi Doka, gjithashtu beson te kualifikimi, por thotë se do të jetë një ndeshje e fortë. “Është një ndeshje shumë e fortë. Kimi analizuar kundërshtarin. Një ekip i kalueshëm, por është ndeshje shumë e fortë. Me ardhjet e reja dhe me trajnerin Shehi dhe investimin e presidentit për këtë projekt, besoj se mund ta kalojmë kundërshtarin.”, deklaroi Doka.



