Bernardo Silva vendos të ardhmen

Bernardo Silva vendos të ardhmen

Objektivat e shumtë të Manchester City-t pritet që ti hapin rrugën disa lojtarëve për tu larguar nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ . Fatkeqi i rradhës është Bernardo Silva i cili s’bën pjesë në planet e Pep Guardiolas që  kërkon me çdo kusht shërbimet e Jack Grealish dhe Harry Kane .  ‘’ Los Citiziens ‘’ pavarësisht se janë një ndër klubet më të fuqishëm ekonomikisht  duhet ti hapin dritën jeshile largimit të disa elementëve dhe  portugezi  do ti siguronte një shumë të konsiderueshme arkave të anglezëve . 

26 vjeçari e ka kuptuar mësimin dhe nuk kërkon të humbasë me kohë në lidhje me suksesin .

Megjithatë duke iu referuar të ardhmes  , ishi i  Monacos e ka deklaruar preferencën e tij që sipas  Daily Mail lidhet me transferimin tek Atletico Madridi ose Barcelona . Spanjollët ndodhen në situata të ndryshme në aspektin e përgjithshëm  dhe në këtë garë ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të dilnin më të avantazhuar për arsye se vinë pas një suksesi historik siç ishte fitimi i La Ligas  dhe gjithashtu për faktin se ofensiva e ‘’ Los Cules ‘’ është e mbipopulluar me lojtarë cilësorë .

Problemi i vetëm mbetet  vlera e kartonit të Bernardo Silvas  dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë menduar përfshirjen e ndonjë elementi për ta reduktuar . Luzitani e finalizoi sezonin me 45 ndeshje dhe 5 gola dhe tashmë është drejt mbylljes së kapitullit me një ndër rivalët më të fortë të kontinentit të vjetër .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy