
Mbrojtësi anglez, Fikayo Tomori thotë se ndihet i lumtur te Milani, me të cilët ka treguar një formë shumë të mirë. 23-vjeçari është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te kuqezinjtë, teksa ka një ëndërr, të fitojë Champions League me këtë skuadër.
“Rikthim te Chelsea? Unë ndihem mirë në Milano dhe e dua Milanin. Cheslea ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime për 15 vite dhe aty kam arritur të realizoj ëndrrat, duke luajtur në të gjitha kompeticionet.
Jam shumë i lumtur në Milano dhe unë jam i kënaqur me atë që po bëjmë. Tani kemi edhe Champions League më në fund dhe ndoshta mund ta fitojmë, siç bëri Chelsea”, u shpreh Tomori.



