Sfida me Teutën, Ahmataj: Do jemi në maksimum, çfarë ka ndryshuar te Tirana

Sfida me Teutën, Ahmataj: Do jemi në maksimum, çfarë ka ndryshuar te Tirana

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për mediat në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë këtë të premte në transfertë ndaj Teutës.

Ahmataj zbuloi çfarë ka ndryshuar te bardheblutë në javët e fundit, ndërsa foli edhe për mungesat.

Sipas tij, Latifi në qendër të sulmit nuk është shpikje, pasi e ka bërë edhe në të kaluarën këtë rol.

Jemi stërvitur me ritëm të lartë dhe jemi gati për ndeshjen. Do të jemi në maksimum nesër, pasi Teuta është gjithnjë një skuadër e vështirë dhe e mirë, pavarësisht pozicionit që ka në renditje dhe nuk e meriton atë vend. Mendoj se është një ndeshje e vështirë. Ndeshjet nuk janë të njëjta.

Nuk ka ndonjë sekret të madh, thjesht kemi ndryshuar marshin e punës dhe jemi aneksuar në këtë pozicionin tonë të skuadrës. Kemi larguar pak tensionin nga skuadra. Jemi më të qetë dhe kur je më i qetë punon më fort dhe kjo duhet të vazhdojë.

Latifi nuk është një shpikje, pasi është sulmues, pavarësisht se shumicën e rasteve ka luajtur si anësor. Më herët në karrierën e tij ai ka luajtur si sulmues qendror dhe kemi menduar se ai mund të jap kontribut shumë të mirë me shpejtësinë që ka në majë të sulmit.

Najdovski ka kaluar një dëmtim dhe besoj se edhe këtë ndeshje nuk mund ta arrijë dhe shpresojmë që nga java tjetër të jetë gati duke na plotësuar edhe më shumë. Patrik është afruar me skuadrën dhe këtë javë do e marrim edhe atë, por mund të ketë pak minuta sepse nuk është plotësisht gati për të luajtur. Nuk duam ta rrezikojmë lojtarin për vazhdimësinë. Gara është e gjatë dhe një lojtar si Patriku është një blerje për ne në janar, pasi nuk ka qenë në pjesën e  parë të sezonit. Është një blerje e garantuar për rendimentin që ai jep në fushën e lojës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy