U luajtën këtë të hënë, tri ndeshjet e javës së 18-të në Kategorinë e Parë.
Bylis fitoi duelin e pretendentëve, teksa mposhti Vorën me rezultatin 2-0 në shtëpi. Golat nga Souza në minutën e 39-të dhe Lajthia në fundin e takimit, i dhanë fitoren ballshiotëve që shkojnë në kuotën e 42 pikëve, po aq sa edhe Elbasani kryesues.
Skuadra e Nevil Dedes, triumfoi minimalisht në transfertë ndaj Burrelit. Elbasani iu fal golit të shënuar nga Karakaci, për të marrë një fitore të madhe.
Zhgënjen Flamurtari, që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Besës në shtëpi.



