Di Maria, afër rikthimit tek Rosario Central

Di Maria, afër rikthimit tek Rosario Central

Sezoni aktual duket se do të jetë i fundit për Angel Di Marian në Europë.

‘’ El Fideo ‘’ sipas ‘ O Jogo ’ ka vendosur të rikthehet në vendlindje, tek Rosario Central.

35 vjeçari synon të lërë gjurmë dhe ta finalizojë karrierën tek ekipi argjentinas.

Ky lajm ka gjeneruar shumë entuziazëm tek drejtuesit e Rosario Central , të cilët janë të ndërgjegjshëm për potencialin e ishi-t të Manchester United.

Së fundmi, Angel Di Maria realizoi një ndër ëndërrat e fëmijërisë me fitimin e Botërorit në 2022- shin në Katar , madje duke rezultuar protagonist në finalen kundër Francës.

Besohet se marrëveshja do të arrihet në kohën e mbetur të merkatos së janarit pasi besohet se gjatë kësaj periudhe është momenti ideal.

Gjatë eksperiencës disavjeçare në futbollin më kompetitiv të botës, Angel Di Maria ishte pjesë e Benfikës, Real Madridit, Manchester United, Paris St Germain, Juventusit, për tu rikthyer më pas në ‘’ Estadio Da Luz ‘’.

Deri më tani nxënësi i Lionel Scalonit numëron 9 gola dhe 2 asiste në 21 sfida me kryeqytetasit, i cili mbetet një referent i padiskutueshëm edhe në kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy