
Sulejman Starova, beson te një kualifikim i Partizanit, për në turin e dytë të Conference League ndaj Iberia 1999, pavarësisht humbjes 2-0 në ndeshjen e parë.
Për MCN, Starova deklaroi se të kuqtë e Orges Shehit, i kanë mundësitë për të përmbysur rezultatin dhe për të kaluar më tej.
Partizani vjen pas një rezultati jo të mirë, për arsye që i dimë. Ka bërë një pjesë të parë të mirë, ndërsa në të dytën luajti me 10 lojtarë. Kjo jep besim për kualifikimin. Rezultati 2-0 nuk është i favorshëm. Nëse kalojnë në avantazh në pjesën e parë, kam besim se do kalojnë. I kanë mundësi për tu kualifikuar. Kam besim se Partizani do të kualifikohet.
Partizani tregoi se ishte superior kur ishin 11-11. Kur Rrapaj doli me të kuq, u bë shumë e vështirë dhe prandaj ishte ai rezultat. Edhe gjykimi la për të dëshiruar, shpresojmë që sot të jetë një gjykim i drejtë.
Për mua Egnatia është e kualifikuar, problem është Partizani.
Ndeshja e kthimit, Partizani-Iberia 1999, transmetohet ekskluzivisht nw MCN 24.



