Shehi para Laçit: Nuk është ndeshje vendimtare, provimi i radhës për Tiranën

Shehi para Laçit: Nuk është ndeshje vendimtare, provimi i radhës për Tiranën

Tirana luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa përballet me kundërshtarin më të afërt në renditje, Laçin.

Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Ky i fundit vlerësoi kundërshtarin, por deklaroi se ajo e nesërmja nuk do të jetë një ndeshje vendimtare.

Kampionati ka sfida të veçanta. Nesër është një duel që është një ndeshje e radhës, përballë një kundërshtari që është më i afërti në klasifikim. Përballje të tilla kanë brenda emocionin dhe përqendrimin.

Në kampionat, presioni i rezultatit është i pranishëm në çdo ndeshje pavarësisht se në çfarë vendi të renditjes është kundërshtari. Kampionati është i gjatë, pas kësaj na presin dhe shumë sfida dhe nuk është një ndeshje vendimtare edhe kështu e tregon renditja.

Laçi meriton respekt dhe është një ndeshje e rëndësishme. Ne do të futemi në fushë për të bërë më të mirën tonë. Çdo ndeshje është një provim dhe ky i nesërmi është një provim i radhës dhe në ndeshje të tilla kemi treguar që kemi qenë skuadër me mentalitetin e duhur për vazhdimësinë e kampionatit. Ne në përballjet direkte kemi fituar 2-0 dhe kemi humbur në minutë të fundit në Laç.”, u shpreh Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy