
Duke qenë se reparti i mesfushës së Juventusit nuk ka qenë në lartësinë e duhur në sezonin aktual, drejtuesit janë të fokusuar maksimalisht për ti vënë pikën mbi i këtij problemi gjatë merkatos së verës.
Pezullimi i Paul Pogbas dhe Nicolo Fagiolit sigurisht imponon ndërhyrjet gjatë kësaj periudhe.
Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po punon intensivisht në lidhje me transferimin e Lazar Samardzic në ‘’ Allianz Stadium ‘’, një objektiv i vjetër i bardhezinjve.

Mesfushori konsiderohet një ndër lojtarët më premtues të Serisë A, i cili spikat për vizionin për lojën dhe saktësinë në pasime, shumë i rëndësishëm tek Udineze gjatë tre sezoneve.
Pas disa vitesh në prapavijë, torinezët do të tentojnë rikthimin tek titujt në atë vijues, por fillimisht duhet ti bëjnë mirë llogaritë gjatë merkatos së verës.
Në sezonin e përfunduar, Lazar Samardzic ka treguar cilësitë me friulanët, skuadër me të cilën ka gjetur në 6 raste rrugën e rrjetës në 33 sfidat e zhvilluara.



