
U luajtën ditën e sotme 3 ndeshjet e fundit të javës së 9-të në Superligën e Kosovës.
Supersfida mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll në barazim 1-1, ky gjilanasit kaluan të parët në avantazh me Gerhard Prognin në minutën e 57-të, ndërsa ishte një tjetër ish i Superiores që vendosi baraspeshën. Nazmi Gripshi në minutën e 64-t, i dha barazimit skuadrës së tij, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
Llapi ka shtangur Prishtinën, teksa i ka marrë 3 pikët në frymën e fundit. Kryeqytetasit kaluan në avantazh me Krasniqin në minutën e 22-të dhe dukej se e kishin fitoren në xhep, por llapjanët nuk u dorëzuan dhe në fund përmbysën gjithçka, duke përfituar edhe nga kartoni i kuq për Mankendan, i cili në minutën e 89-të la me 10 lojtarë Prishtinën. Selmani në minutën e 90+3 dhe Veliu në minutën e 90+5, i dhanë fitoren Llapit.
Ndërkohë Dukagjini mposhti me shifrat 2-0 Malishevën në shtëpi.
RENDITJA:



