Sfida me Kastriotin, Mehmeti: Çdo gjë është në dorën tonë, Partizani hap i madh në karrierë

Sfida me Kastriotin, Mehmeti: Çdo gjë është në dorën tonë, Partizani hap i madh në karrierë

Partizani luan një sfidë të rëndësishme ditën e nesërme, siç është ajo ndaj Kastriotit. Të kuqtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të arritur objektivin minimal, që është kualifikimi në Kupat e Europës.

Në prag të kësaj sfide, para mediave ka dalë trajneri i Partizanit, Dritan Mehemeti, i cili u shpreh se tashmë ata e kanë vetë në dorë çdo gjë.

I pyetur për të ardhmen, Mehmeti deklaroi se nuk mendon për këtë, ndërsa shtoi se drejtimi i Partizanit është një hap i madh në karrierë.

Skuadrat kundërshtare kanë filozofi të ndryshme dhe do të na duhet që ndaj Kastriotit të zgjedhim një mënyrë tjetër loje. Kastrioti është një skuadër që interpreton shumë mirë fazën defensive dhe do ta kemi me shumë vështirësi sesi do të shkojmë te porta e kundërshtarit. Jam fokusuar te skuadra ime, gjatë gjithë kampionatit jemi munduar që të shohim vetëm rivalin e radhës.

Çdo gjë është në dorën tonë, nesër nëse arrijmë të dalim fitimtarë e kemi arritur objektivin minimal që ka pasur klubi. Në momentin që kam marrë në drejtim skuadrën në muajin janar, biseda ka qenë shumë normale dhe profesionale me presidentin dhe drejtorin sepse analizuam gjendjen e skuadrës që ishte në dy fazat e para dhe i gjithë objektivi ishte që ekipi të ndryshonte mentalitetin, mënyrën sesi e interpreton lojën që Partizani nuk e meritonte në ato situata kritike sepse kemi qenë tre pikë nga skuadrat që rrezikonin rënien. Ka qenë një moment delikat sepse nëse nuk arrije pikët mund të kaloje në ngërç psikologjik dhe të merrte rrjedhë ndryshe rruga e Partizanit. Është pozitive që jemi pranë objektivit minimal që ka klubi sepse është një skuadër që shpenzon shumë për një objektiv që skuadra ka si titulli kampion, por futbolli është i paparashikueshëm.

Nuk mund të përgjigjem. Të fitojmë këtë ndeshje dhe të shohim pas ndeshjes ndaj Laçit. Për mua është maja e trajningut të stërvit Partizanin është hapi i madh në karrierë. Ndihet shumë i vlerësuar për këtë mundësi. Jam ose jo trajner i Partizanit, jam shumë krenar.

Më shumë merrem me pjesën teknike, me dy penalltitë e padhëna. Janë ndeshje shumë të rëndësishme sepse janë katër skuadra që luftojnë për dy vende. Në ndeshjet ndaj Kukësit dhe derbit ndaj Tiranës, arbitrat duhet të bënin pak më shumë. Në Kukës jemi ndëshkuar me gjashtë kartonë të verdhë dhe dy të kuq, ne jemi skuadër Fair-Play. Sipas moviolës që janë bërë pas derbit na janë mohuar dy penallti që ndikojnë në rezultat, ky është futbolli dhe shpresoj që gabimet të jenë njerëzore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy