
Cështja e të ardhmes se Lionel Messi prej kohësh është e dyzuar . Argjentinasi akoma nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Barcelonën dhe Paris St Germain qëndron me këmbngulje pas dere për të përfituar nga kjo situatë e krijuar tek katalanasit . Kontrata e firmosur me spanjollët merr fund në 30 qershor dhe mungesa e akordit ndërmjet palëve i mban në luftë parizienët për të tentuar transferimin e legjendës në ‘’ Parque De Prince ‘’. Pa asnjë lloj dyshimi kjo çështje do të jetë një ndër më pikantet e merkatos sepse Nasser Al Khelaifi nuk mendon të sprapset me qëllimin e bashkimit të ‘’ La Pulgas ‘’ me shokun e tij të ngushtë Neymar Junior për t’ia shtuar kreditet kuq e bluve drejt suksesit. .
Kjo luftë konceptohet si një përballje titanësh dhe parashikohet se do ta ketë hapin final shumë shpejt . Gjithsesi ‘’ Blaugranët ‘’ vijojnë të shpresojnë në qëndrimin e Lionel Messit në ‘’ Camp Nou ‘’ , histori të cilën e fuqizon fakti i rikthimit në detyrë të presidentit Joan Laporta që i krijoi shanset Barcelonës për të dominuar në mënyrë absolute botën e futbollit në të kaluarën . Figura e tij me siguri do të ketë një ndikim të veçantë tek vendimi i 33 vjeçarit nga Rosario sepse garanton ecurinë drejt përsëritjes së asaj epoke të artë .
Edhe pse nuk dihet ende se çfarë mund të ndodhë , në rast se kapiteni i kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ do të lerë Katalunjën për Paris St Germain do të theksonte lëvizjen me bombastike të merkatos verore . Edhe gjatë sezonit aktual Lionel Messi e ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë sepse në 44 ndeshje ka shënuar 36 gola dhe 14 asiste, statistika që e shëndërrojnë në një kampion të vërtetë fituesin e 6 Topave të Artë .



