
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për Dinamon dhe Erzenin.
Sipas tij, oshilacionet te skuadra kryeqytetase po bëhen serioze, ndërsa për shijakasit deklaroi se duhet të rregullojnë anën difensive.
Oshilacionet te Dinamo kanë filluar, janë radhazi dhe janë serioze. Dinamo dha shenja në ndeshjen e parë, por me paraqitjet e deritanishme, është kthyer problem.
Me këtë fitore, Erzeni do punojë me qejf. Skuadrat e forta i kanë treguar dhëmbët, Tirana dhe Partizani. Skuadrat e vogla kanë oshilacione.
Erzeni ka çeduar shumë që në fillim. Duhet të rregullojnë fazën difensive. Kur kaluan në avantazh, filluan u mbrojtën mirë në fund.



