
Përfundimi i kontratës në 30 qershor me Barcelonën , e vë dukshëm në rrezik qëndrimin e Gavit në ‘’ Camp Nou ‘’.
Nga kjo situatë do të kërkojë të përfitojë Chelsea , ekip i cili nuk do të dorëzohet deri në arritjen e akordit me spanjollin.
Nga 1 korriku i ardhshëm 18 vjeçari do të jetë një lojtar i lirë dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të synojnë t’ia rrëmbejnë ‘’ Los Cules ‘’ , drejtuesit e të cilëve e konsiderojnë të domosdoshëm për të ardhmen.
Megjithatë, ‘’ Azulgranët ‘’ nuk e humbin shpresën për qëndrimin e Gavit në Katalunjë , edhe pse londinezët shquhen për potencialin në aspektin ekonomik, fakt që e provuan në dy merkatot e kaluara .
Ecuria jo e mirë , e reflektuar në renditjen në Premier League dhe mbetjen jashtë Europës , sigurisht e ka rritur përgjegjësinë në kampin e kryeqytetasve për të bërë mirë gjatë periudhës së transferimeve dhe të fitojnë sa më shpejt terrenin e humbur në sezonin vijues.



