Barcelona përgatit rinovimet e rradhës

Barcelona përgatit rinovimet e rradhës

Revolucioni i Barcelonës deri në arritjen aty ku duhet do të ketë shumë punë dhe sakrifica në vijimësi . Katalanasit nuk duan të nguten por ti hedhin hapat me kujdes dhe të jenë në lartësinë e duhur në momentin e marrjes së vendimeve . 

Objektivat e  rradhës të teknikut Xavi Hernandez janë  rinovimet me mesfushorin Gavi dhe mbrojtësin Ronald Araujo të cilët i kanë bërë mirë detyrat në rolet respektive dhe konsiderohen një garanci nga spanjolli.

Sipas As aksionet e ardhshme të ‘’ Los Cules ‘’ do të  mbështeten tek një ofertë bindëse për të mos i rrezikuar të ardhmen në ‘’ Camp Nou ‘’ pasi spanjolli dhe uruguajani kanë treguar se mund ti japin shumë Barcelonës. 

Me Pedrin dhe Ansu Fatin të siguruar tashmë , Gavi dhe Ronald Araujo konsiderohen prioritetet vijuese për ish kampionin e botës i cili pas eksperiencës së suksesshme në Katar kërkon ta shpalosë potencialin tek skuadra e tij e zemrës por me një përgjegjësi shumë herë më të madhe mbi supe.  

Parashikmet  flasin se javët e ardhshme do të jenë determinante për arritjen e këtyre akordeve  për të cilat s’mendohet se Joan Laporta do të hasë shumë probleme por aktualisht nuk janë të publikuara shifrat e tyre . 

Kjo histori pa dyshim e afron Barcelonën me sukseset sepse këto dy lojtarë kanë lënë gjurmë në një skuadër e cila ka rrëshkitur paska në vitet e fundit por këmbngulja për dhënien e maksimumit është një motiv i fortë për të ndryshuar historinë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy