Tjetër hap fals për Vllazninë, Egnatia bën surprizën në Shkodër

Tjetër hap fals për Vllazninë, Egnatia bën surprizën në Shkodër

Vllaznia është ndalur në barazim 1-1 nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Tjetër hap fals për shkodranët që regjistrojnë kështu barazimin e katërt radhazi dhe humbasin mundësinë për t'u afruar me kreun.

Skuadra e Brdaric ishte dominuese në “Loro Boriçi”, duke krijuar që në fillim raste për shënim, siç ishte ai i minutës së 14-të, kur Da Silva lëviz bukur në zonë dhe pasi driblon portierin Puja, pason te Aralica, por kroati vonohet dhe humbet mundësinë për të shënuar.

Pas disa rasteve të shkodranëve, në minutën e 40-të, Egnatia bën surprizën duke gjetur rrugën e rrjetës. Ishte Ilirid Ademi, i cili rrëmben një top në mesfushë dhe pasi i kalon të gjithë, e ndal topin në fundin e rrjetës.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Vllazninë, që kishte mundësinë e artë për të barazuar në minutën e 61, por Da Silva, një hap larg vijës fatale, e gjuan topin mbi traun e portës. Në minutën e 69-të, rrogozhinasit kishin rastin për të shënuar të dytin, por Xhekson, u tregua i pasaktë përballë portierit Zogovic.

Vetëm 2 minuta më vonë, Vllaznia gjeti golin e barazimit, me Ardit Krymin që shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një top të ardhur nga e djathta, duke gjuajtur me kokë, për ta ndalur topin në rrjetë.

Kuqeblutë tentuan të gjenin edhe golin e përmbysjes, por pa sukses. Me këtë barazim, Vllaznia mbetet në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa Egnatia renditet në vendin e nëntë me 15 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy