Mino Raiola takohet me babain e Haaland në Barcelonë

Mino Raiola takohet me babain e Haaland në Barcelonë

  Zërat e shumtë për një transferim të Erling Haaland tek Barcelona janë shtuar edhe më shumë për arsye se mëngjesin e sotëm babai i tij  Alf Inge Haaland dhe agjenti Mino Raiola i mirënjohur  janë ndeshur në aeroportin ndërkombëtar El Prat . Sulmuesi shtatlartë mbetet preferenca e padiskutueshme  e momentit në kontinentin e vjetër dhe e ardhmja e tij çdo ditë e më shumë bëhet më interesante .

Sipas raportimeve të së famshmes ‘’ El Mundo Deportivo ‘’  agjenti i dhe njëkohësisht babai tij  janë pritur nga shoferi i presidentit Joan Laporta fakt që  tregon  se ndërmjet tyre ka ekzistuar një bisedë në lidhje me një transferim të mundshëm të 20 vjeçarit në të famshmin ‘’ Camp Nou ‘’.  Pavarësisht se arkat e ‘’ Los Cules ‘’  vazhdojnë të jenë mjaft të dëmtuara  çdo dite e më shumë impresionohen nga rendimenti i yllit të Borussia Dortmundit sepse  ia shton urinë për ta transferuar në një të ardhme të afërt në Katalunjë .

 Megjithatë ky operacion konsiderohet shumë i komplikuar për tu realizuar për shkak të ndikimit direkt të pandemisë së koronavirusit në arkat e klubeve të interesuara për sulmuesin e lindur në Leeds.  Projekti i ndërmarrë nga kreu i presidencës Joan Laporta lë të evidentohet qartësisht se do të tentojë me çdo kusht nënshkrimin me lojtarë të kalibrit botërorë sepse kuq e blutë në mënyrë të patjetërsueshme do të kërkojnë të rikthehen aty ku e meritojnë .

Tentativat  konstante për të transferuar Erling Haaland në plan të parë duken si një ëndërr që asnjëherë nuk do të ketë fund për arsye të pretendentëve të shumtë ishi-t të Red Bull Salzburgut por megjithate skuadra të një kalibri të tillë i mbeten  besnike filozofizë së tyre në funksion të suksesit të mëtejshëm .  Në lidhje me gjigandin norvegjez fjalët janë të shumta sepse vazhdon të thyejë çdo parashikim nën drejtimin e gjermanit Edin Terzic sepse ka shënuar 33 herë në 31 ndeshje të zhvilluara pa lënë në harresë 7 asistet për shokët e skuadrës duke e shëndërruar evolucionin e tij në mahnitës ndeshje pas ndeshje .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy