Interi insiston për Onana

Interi insiston për Onana

 Me Samir Handanovic drejt përfundimit të karrierës , Interi nuk ka reshtur në asnjë moment në tentativën për të blerë Andre Onanan .

Gardiani i Ajax Amsterdamit është shëndërruar në prioritetin e zikaltërve për portën dhe në javët vijuese do të nisin ofensivën për nigerianin . 25 vjeçari është drejt përfundimit të dënimit në lidhje me dopingun  dhe transferimi  në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ konsiderohet  ideal për të vijuar karrierën .  

Në 5 sezone me gjigandët e Eredivisies  , Andre Onana ka  treguar shumë personalitet poshtë tre shtyllave duke i rritur shanset për një të ardhme të ndritur në arenën  europiane . Duhet theksuar se  gjatë karrierës  Andre Onana ka patur privilegjin të zhvillohet në  kategoritë inferiore të Barcelonës dhe tashmë është vënë në radarët e  kampionit në fuqi të Scudettos që e konsideron zëvëndësuesin ideal të sllovenit .

Me aftësitë e treguara arrihet në konkuzionin se  portieri nga Kameruni është i denjë për një skuadër me emër  dhe Interi shikohet si ambienti i përshtatshëm për të arritur majat.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy