Teuta u mposht nga Tirana, Xhixho: Durrsakët bënë ndeshjen më të mirë të sezonit

Teuta u mposht nga Tirana, Xhixho: Durrsakët bënë ndeshjen më të mirë të sezonit

Gazetari Pano Xhixho, komentoi ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës, e cila u fitua nga bardheblutë me rezultatin 2-1.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho tha se Teuta pavarësisht se humbi, zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit, ku shtoi se durrsakët po kthehen ata të sezonit të kaluar, kur fituan edhe titullin kampion.

“Për mendimin tim Teuta sot luajti ndeshjen më të mirë për këtë sezon. Tirana duam të dominojë, pasi është skuadra më në formë për këto javë. Tirana sot kishte 3 raste dhe 2 ishin gola. U tregua pragmatiste. Teuta tregoi se po kthehet ajo e sezonit të kaluar. Ato raste që humbi vjet Krasniqi, Gjorgiev humb më shumë.”, u shpreh Xhixho.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy