U luajtën këtë të diel, dy ndeshjet e fundit për javën e 22-të në Kategorinë e Parë.
Dinamo u ndal në barazim nga Turbina dhe humbi mundësinë për të marrë vendin e parë që mbahet nga Skënderbeu me 42 pikë, 1 më shumë se kryeqytetasit.
Vendi i tretë i takon Flamurtarit me 39 pikë, ndërsa ndiqet nga Korabi me 35 pikë. Tomori mban vendin e 5-të me 33 pikë, i ndjekur nga Apolonia me 31 pikë dhe Luzi me 29 pikë.
Besa renditet e teta me 28 pikë, 2 më shumë se Burreli. Në fundin e tabelës është një luftë e ashpër për mbijetesë mes Besëlidhjes dhe Turbinës. Kujtojmë se Tërbuni është i përjashtuar nga kampionati.
RENDITJA:



