Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu, në një intervistë të rrallë për mediat, të dhënë për emisionin ‘Skaner’ në MCNTV, u shpreh se humbja ndaj Partizanit nuk e bëri të dorëzohej, por besoi te Vllaznia që sipas tij pa të nuk do ishin kampionë. Hasanbelliu më tej foli edhe për një problem të futbollit shqiptar, duke thënë se ajo gjithmonë të nxjerr me humbje, ndërsa shtoi se edhe kontrata me futbollistët nuk i kanë ndihmuar klubet të ecin para.
‘Nuk e imagjinoja dot se do fitonim. Mendoja se do isha unë pretendent me Lacin. Rrugës na doli Vllaznia, Partizani dhe Tirana. Në 22 vjet që kam në Superligë ky ishte kampionati më i fortë, më i paparë. Kur Partizani fitoi në Durrës nuk u dorëzova, por mora pak shpresë. Na ndëshkoi një gabim i portierit. Vllaznia qe e papritur, luajti futboll të bukur dhe po mos të fitonte Partizani ne nuk do ishim këtu.
Lojtari kryesor ne menduam se do ishte Krasniqi po ai ishte dështim. U rregullua kohët e fundit, por me dy tre gola është vështirë. Bregun dua ta falenderoj për golat.
Unë kam 22 vjet me paragjykime, e blenë, e tolerun. Unë mendova se Fieri nuk do luftonte, por të kundërtën bënë, se madje luajtën me dëshirë të madhe. Përvec familjes ia dedikoi vëllait, sepse e kam lodhur shumë. Futbolli shqiptar është gropë dhe jam goxha minus.
Ne kemi problem sepse 5-6 lojtarëve u mbaron kontrata. Me Dejvi Bregun kemi deri në Kupat e Europës. Pra na largohen pa asgjë dhe nuk fitojmë asgjë. Ne u afrojmë kontratat tona, por e josh dikush që ofron më shumë,’-u shpreh Hasanbelliu.



