
Prej kohësh tashmë talenti i Ajaxit Antony është vënë në radarët e skuadrave me emër në Europë .
Per brazilianin në orët e fundit ka shprehur interes Bayern Munchen drejtuesit e të cilit kërkojne ti japin një tjetër ritëm skuadrës në sezonin vijues . Sulmuesi i lindur në Sao Paolo dha shenja pozitive tek hollandezët duke regjistruar statistika motivuese ku shënoi 10 gola dhe asistoi në 10 raste në 46 ndeshjet e luajtura.
Me të mbaruar sezoni drejtuesit e bavarezëve kanë vendosur të hidhen në sulm për ta patur pjesë të organikës 21 vjeçarin por ky operacion parashikohet shumë i vështirë për arsye se Antony është shumë përcaktues në ofensivën e kryeqytetasve .
Pavarësisht se ka në dizposicion komponentë të cilët mund ta nxjerrin Bayernin nga balta në çdo moment si Kingsley Koman , Serge Gnabry apo Leroy Sane , traineri Julian Nagelsmann konsideron se të besuarve të tij i duhet një shtysë më tepër për avancimin drejt suksesit të cilin do ta kërkojnë me çdo kusht në sezonin e ardhshëm sidomos në kompeticionin e Uefa Champions League që mbetet preferenca kryesore e gjermanëve .



