Messi e mbyll me PSG-në, e konfirmon trajneri Galtier

Messi e mbyll me PSG-në, e konfirmon trajneri Galtier

Leo Messi do të luajë këtë të shtunë, ndeshjen e fundit me fanellën e PSG-së. Kjo është konfirmuar nga vetë trajneri i kampionëve të Francës, Christophe Galtier.

Ky i fundit në konferencën për shtyp, deklaroi se për Messin do të jetë ndeshja e fundit me fanellën e PSG-së, të shtunën ndaj Clermont.

Kam pasur privilegjin të stërvis lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Të shtunën do të jetë ndeshja e fundit e tij në “Parc des Princes” dhe shpresoj të pritet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në këtë vit ka qenë një element i rëndësishëm. Nuk më duket e justifikuar asnjë kritikë. Me Kupën e Botës në mes, ai përfundoi sezonin me 21 gola dhe 20 asistime. Gjithmonë në shërbim të skuadrës dhe ishte një privilegj i madh ta shoqëroja gjatë sezonit.

Argjentinasit i përfundon kontrata këtë verë me PSG-në dhe duket se palët kanë vendosur të ndahen, duke mos e rinovuar atë. Tashmë e ardhmja e Messit nuk dihet se ku do të jetë, ndonëse interesimet nuk mungojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy