Dinamo do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, pas një zhgënjimi të madh në Superiore.
Pas rënies, të shumta pritet të jenë largimet nga skuadra kryeqytetase. Ditën e sotme, mbrojtësi Goran Siljanovski, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me blutë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë 31-vjeçari, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale.
Siljanovski u bashkua në merkaton e verës së kaluar dhe aventura e tij te Dinamo ka zgjatur vetëm një sezon.



