
Largimi i Luis Suarezit vijon të lërë një lloj boshllëku në ofensivën e Atletico Madridit pavarësisht se spanjollët kanë arritur të sigurojnë qëndrimin e Alvaro Moratas .
Uruguajani ishte pjesë e suksesit të fitimit të La Ligas dhe natyrisht është një lojtar për të cilin nuk është e lehtë të gjehet zëvëndësuesi.
Patrick Schick i Bayer Leverkusen është bërë përsëri pjesë e merkatos së ‘’ Los Colchoneros ‘’ pasi me rendimentin e shfaqur i ka ndihmuar ‘’ Aspirinat ‘’ për të mbërritur më shpejtë tek golat.
Në 75 takime , çeku ka arritur të shënojë 40 të tillë dhe pikërisht ndeshja e nesërme në fushën e gjermanëve do të jetë deçizive për të marrë një vendim më korrekt në lidhje me 26 vjeçarin .
Megjithatë kësaj historie i janë bashkuar edhe ekipe të tjerë me peshë si përshembull Juventus, Manchester City apo Borussia Dortmund të cilët konsiderohen një kërcënim për objektivin e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për arsye të potencialit ekonomik dhe progresit të tyre në aspektin e përgjithshëm .
Rruga e suksesit të Patrick Schick filloi që në kohën kur militonte tek Sampdoria dhe më pas pati shansin të përfaqësojë Romën dhe Leipzigun për të përfunduar duke luajtur tek një ekip me shumë traditë në Bundesligë.
Duhet parë se si do të vijojë kjo histori por një transferim i mundshëm në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të perceptohej një sukses shumë i madh në karrierën e kryeqytetasit i cili për më tepër do ti nënshtrohej urdhërave të një prej teknikëve që ka befasuar në Spanjë dhe kontinentin e vjetër në vitet e fundit.



