
Refuzimi i ofertës prej 30 milionë eurosh për Jean- Philippe Mateta sigurisht është pasuar me ofensivën e drejtuesve të Juventusit për një tjetër lojtar.
Tashmë në fokusin e torinezëve është Youssef En-Nesyri, sipas ‘ CalcioMercatos ‘.
28 vjeçari është pjesë e Fenerbahçes prej dy sezonesh dhe vijon të konsiderohet një siklet nga çdo rival.
Dyert e ‘’ Allianz Stadium ‘’ tanimë janë hapur për marokenin, i cili mbërriti në Turqi në verën e 2024-tës për shifrën e 19.5 milionë eurove.
Kontrata me gjigandët e këtij kampionati mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2029-tës por interesi i ish rekordmenëve të Scudettos mund t’ia ndryshojë rrjedhën e karrierës.
Juventinët prej vitesh tashmë nuk janë ekipi i dikurshëm dhe natyrisht periudha e transferimeve konsiderohet determinante për ti arrirë objektivat.
Youssef En- Nesyri po zhvillon një sezon pozitiv, i shoqëruar deri më tani me 8 gola dhe 1 asist në 25 sfida.



