Në pikëpyetje përfundimi i "Arenës Kombëtare", FSHF kërcënon me gjyq qeverinë

Në pikëpyetje përfundimi i "Arenës Kombëtare", FSHF kërcënon me gjyq qeverinë

Kur të gjithë presin përfundimi i punimeve në impiantin "Arena Kombëtare", tani inagurimi i saj mund të shtyhet. 

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet se Ministria e Financave ka ardhur me një lajm tjetër.

Përmes një njoftimi FSHF, ka shpjeguar se mosrimbursimi i TVSH-së nga Ministria e Financave do të shtyjë kohën e përfundimit të stadiumit më të madh në vend.

"Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje. Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore", thuhet në njoftimin e FSHF.

Nëse mungojnë 2 milionë euro, dhe nëse ky transferim nuk kryhet, FSHF kërcënon me gjyq qeverinë shqiptare.

"Do ti drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern", vazhdon më tej deklarata e FSHF. 

 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy