
Partnerja e sulmuesit Mauro Icardi, Wanda Nara di si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Argjentinasja njihet për pozat e provokuese, me të cilat shpesh i lë pak vend imagjinatës.
Pikërisht të njëjtën gjë ka bërë edhe se fundmi, teksa ka postuar një foto në profilin e saj, ku shfaqet në një pishinë dhe në plan të parë vendos format fizike.
Nara provokon ndjekësit e shumtë në numër, duke ekspozuar të pasmet e saj. Në foton e publikuar, Wanda Nara “ngre temperaturat” teksa shkruan: “Ku jam unë, është gjithmonë verë”.
Nuk munguan as reagimet e shumta, me pëlqime të fotos, por edhe me komente, ku ndjekësit komplimentojnë modelen argjentinase.



