Partizani do të luajë në “Elbasan Arena”, sfidën në Conference League ndaj Valmieras. Kjo është konfirmuar nga UEFA, që ka zbuluar stadiumin për ndeshjen e të kuqve. Kampionët e Shqipërisë, luajnë në Letoni ndeshjen e parë më 10 gusht, ndërsa një javë më vonë, luajnë sfidën e kthimit në Elbasan. Problemet e fushës dhe mbjellja e barit, ka detyruar Partizanin të largohet nga stadiumi “Air Albania”.



