
Pavarësisht blerjes së Jules Koundes dhe Andreas Christensen në verën e kaluar , traineri Xavi Hernandez vijon i pakënaqur me rendimentin e prapavijës dhe për këtë arsye e mban të ndezur shpresën se Inigo Martinezi do të zbarkojë në ‘’ Camp Nou ‘’ në merkaton e ardhshme.
Spanjolli e finalizon kontratën me Athletic Bilbaon në 30 qershorin e 2023-shit dhe drejtuesit e vaskëve pretendojnë të negociojnë me katalanasit për të mos e humbur pilarin e mbrojtjes me parametër zero.
Flitet se ‘’ Los Cules ‘’ mund ta arrijnë këtë akord kundrejt 15 milionë eurove , shifër e cila do ti shërbente ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për tu fuqizuar sadopak në aspektin ekonomik, pavarësisht se humbja do të ishte e madhe sepse 31 vjeçari është një ndër më të mirët e Ernesto Valverdes.
Me largimin nga ‘’ San Mames ‘’, Athletic Bilbao do të rikuperonte gjysmën e investimit të bërë në janarin e 2018-tës , për të filluar një eksperiencë të re tek një klub shumë të suksesshëm , i cili prej vitesh po tenton ringjitjen në elitë.
166 ndeshje, 7 gola dhe 7 asiste përmbledhin gjashtë sezonet e ishi-t të ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ , lojtar që duhet të vendosë nëse do ti qëndrojë besnik Athletic Bilbaos apo do të pranojë transferimin në Katalunjë.



