
Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, e gjithë bota është në këmbë, ku përjashtim nuk mund të bëjë edhe futbolli.
Finalja e Champions League, e planifikuar për t’u zhvilluar në Shën Petersburg në Rusi, mund të zhvendoset.
UEFA ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme ditën e nesërme dhe sipas të gjitha gjasave, thuhet se do të diskutohet për të ndryshuar vendin e finales. Ende nuk dihet se ku do të zhvendoset finalja, por pas ngjarjeve të fundit, është thuajse e sigurt se do të largohet nga Rusia.



