
Më në fund e ardhmja e Marc Cucurellas është zgjidhur . Kjo sfidë është fituar nga Chelsea , ekip me të cilin ka firmosur për gjashtë sezone dhe në vijimësi do të ketë shansin për të treguar vlerat edhe në Champions League.
Akordi ndërmjet Brighton dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’ është arrirë për shifrën e 65 milionë eurove plus 8 bonus në varësi të arritjes së objektivave nga anësori 24 vjeçar , shtuar këtu edhe huazimin e Levi Colwill tek Brighton deri në fundin e sezonit duke mos e përfshirë opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit.
Ishi i Getafes ka mbërritur në ‘’ Stamford Bridge ‘’ për të rifreskuar krahun e majtë të mbrojtjes dhe me paraqitjet tek Brightoni e ka merituar transferimin tek një ekip elite.
Parashikohet se në orët vijuese , Marc Cucurella do të fillojë stërvitjen nën drejtimin e Thomas Tuchel , trainer shumë cilësor i cili shumë shpejt fitoi Champions Leaguen me Chelsean dhe duke filluar nga sezoni vijues do të tentojë shtimin e trofeve në vitrinën e tejmbushur të anglezëve .



