
Pas tentativës për blerjen e Lionel Messit, drejtuesit e Al- Hilal kanë nisur përsëri ofensivën për të firmosur me të tjerë yje të kontinentit të vjetër .
Këtë rradhë arabët e kanë vënë fokusin tek Neymar , një ndër miqtë më të mirë të argjentinasit, i cili tashmë konsiderohet emblemë edhe tek Paris St Germain.
Pas shtatë sezonesh , ishi i Santosit mbetet ende transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit por gjatë viteve të fundit është vënë re një rënie e theksuar rendimenti tek ‘’ Les Pariziens ‘’ , pavarësisht se konsiderohet një ndër yjet e francezëve , i cili ka formuar një ndër treshet më të mira në qarkullim, me ‘’ La Pulgan ‘’ dhe Kylian Mbappen.
Akordi i Al Nassr me Cristiano Ronaldon impulsoi kundërshtarët për të bërë të njëjtën gjë , skuadër e cila ka si avantazh potencialin ekonomik dhe mund të shënojë nisjen e një aventure të re për liderin e kombëtares ‘ Seleçao ‘.
Duke iu referuar edhe moshës , me 31 vite mbi supe , Neymar Junior ka një mundësi e cila s’vjen shumë herë gjatë karrierës , për të siguruar përfitime marramendëse , në një lige e cila as që ka të krahasuar në aspektin kompetitiv me ato europiane por në atë ekonomik është qartësisht shumë hapa përpara.



