
Rinovimi me Sergio Busquets vijon të jetë një ndër objektivat më të rëndësishëm të Barcelonës .
Mesfushori ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite tek skuadra e zemrës dhe ish shoku i tij , traineri Xavi Hernandez synon qëndrimin e 34 vjeçarit për më gjatë në të famshmin ‘’ Camp Nou ‘’.
Këtë ide e ka përforcuar edhe drejtori sportiv Mateu Alemany, i cili po punon fort për ta arritur objektivin përtej sezonit aktual:
“ Busquets është shumë i rëndësishëm për Barcelonën. Do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë dhe presim që të vendosë për qëndrimin këtu ‘’, deklaroi gjatë një interviste për anglezen ‘’ Dazn ‘’.
‘’ Blaugranët ‘’ shpresojnë që ta kenë në dispozicion sa më gjatë ish kampionin e Europës dhe botë me ‘’ La Furia Rojan ‘’ , qëllimi i të cilëve është rinovimi deri në 2024-tën , për të vijuar rrugën e nisur , drejt fitimit të trofeve .



