Paris St Germain i shkel syrin Luis Enriques

Paris St Germain i shkel syrin Luis Enriques

 Kandidatëve për stolin e Paris St Germain , ndër të cilët përfshihet Jose Mourinho apo Marcello Gallardo, në orët e fundit i është bashkuar edhe Luis Enrique .

Sipas të famshmes ‘ Le Parisien ‘ , Nasser Al Khelaifi e konsideron spanjollin idealin për stolin e kryeqytetasve , duke patur parasysh stilin e lojës  që aplikon.

Pas largimit nga ‘ La Furia Roja ‘ në dhjetorin e kaluar, është përfolur se e ardhmja e 53 vjeçarit mund të ishte në Londër për arsye se pretendohej edhe nga Chelsea dhe Tottenham Hotspuri por me interesin e parizienëve , sigurisht kjo garë do të bëhet edhe më tërheqëse gjatë merkatos së verës.

Deri më tani nuk ka patur asnjë kontakt ndërmjet palëve por në javët vijuese pritet që të nisin negociatat.

Në të kaluarën ‘ Lucho ‘ spikati tek Barcelona, duke fituar Champions Leaguen dhe disa trofe të tjerë , si përshembull dy Primera Division, tre Kupa Mbreti, një Superkupë të Spanjës , një Superkupë Europe dhe Botërorin e Klubeve.

Me këto arritje kuptohet edhe interesi i një ekipi të etur për të lënë gjurmë në kontinentin e vjetër, pasi në Francë prej shumë vitesh e ka vënë diktatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy