Roma pësoi një humbje befasuese në çerekfinalen e Conference League, pasi u mposhtën në sfidën e parë në Norvegji nga Bodo Glimt me rezultatin 2-1.
Edhe këtë herë, Mourinho nuk ka mbetur i kënaqur nga arbitrimi. Në përfundim të sfidës, ai u shpreh se shpreson që në ndeshjen e kthimit, të ketë një arbitër të mirë.
Ndeshjen e kthimit do e luajmë para tifozëve tanë. Nuk e kam problem ta them se jemi favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Kam besim të plotë te lojtarët e mi, në një stadium me tifozët në krahun tonë.
Do të luajmë ndaj një kundërshtari të vështirë, shpresoj të kemi një arbitër dhe asistentë të mirë për sfidën e kthimit.



