
E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet një ndër çështjet kryesore që duhet të zgjidhë Manchester United në këtë merkato verore .
Luzitani është rikthyer në mëngjesin e sotëm pas fazës përgatitore dhe pritet që të marrë një vendim për vijimësinë .
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë filluar të mendojnë seriozisht dhe janë të gatshëm ta huazojnë tek Atletico Madridi në mënyrë që pesë herë fituesi i ‘’ Topit të Artë ‘’ të përgatitet ashtu siç duhet për sezonin 2023-2024.
Vendimi mbetet në dorën e 37 vjeçarit pavarësisht spekullimeve të kohëve të fundit të cilat konsiderohen normale duke qenë se është një ndër lojtarët më të mirë në botë.
Shpesherë traineri Erik Ten Hag ka deklaruar se me Cristiano Ronaldon Manchester United do të kishte shumë mundësi për të avancuar edhe pse golashënuesi është në metrat e fundit të karrierës por interesi masiv për ishi-n e Sporting Lisbonës është një fakt dhe një minus i anglezëve në këtë rast është mospjësmarrja në Champions League në sezonin vijues, turneu i preferuar i sulmuesit nga Madeira i cili shquhet për shpirtin luftarak dhe impenjimin maksimal në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje , faktorë që e kanë shëndërruar në lojtarin që është sot.



