Luga: Kampionat me të papritura, Dinamo të mendojë për sezonin tjetër

Luga: Kampionat me të papritura, Dinamo të mendojë për sezonin tjetër

Trajneri Ergys Luga, bëri një analizë te Abissnet Superiore në emisionin “SportZone” në MCN TV. Ai deklaroi se në këtë kampionat nuk ka diferenca, ndërsa shtoi se ka të papritura.

Luga foli edhe për skuadrat, ku u shpreh se Tirana është ekipi më i kompletuar në çdo repart, ndërsa më tej tha se së bashku me ta edhe Laçi ka diçka më shumë se të tjerët.

Sipas Lugës, Tirana e kishte mendjen te Laçi në ndeshjen ndaj Kastriotit dhe këtu përmendi si shembull aktivizimin e të rinjve nga trajneri Shehi.

“Në kampionat nuk ka diferenca. Është një kampionat që ka shumë të papritura. Mendoj se skuadrat janë duke mposhtur njëra-tjetrën. Humbja ndaj Kastriotit, tregoi se Tirana po mendonte për ndeshjen e radhës ndaj Laçit. Këtë e fakton edhe aktivizimi i lojtarëve të rinj. Laçi është në një gjendje shumë të mirë. E shikoj si rival për të konkurruar për titull. Është edhe Kukësi që i ndjek, ndonëse verilindorët nuk treguan atë që prisnim ndaj Laçit.

Vllaznia është larg titullit kampion, por ka një dritë jeshile për të arritur Kupën. Vllazninë e kemi parë që prodhon futboll. Mendoj se nuk kanë vazhdimësi të rezultateve, kjo është ajo që e pengon Vllazninë.

Laçi dhe Tirana, janë të kompletuara. Bardheblutë janë më të kompletuar. Kanë një repart që përgjigjen mirë, kanë edhe një treshe para, me lojtarë që po tregojnë formë shumë të mirë, të ndihmuar edhe nga mesfusha. Asnjë ekip nuk kanë treguar formë të mirë, përveç Tiranës dhe Laçin.

Dinamo nuk po kalon një periudhë të mirë. Devolli e njeh mbijetesën, është një trajner që di të bëjë mirë. Dinamo ka një ngërç psikologjik, sepse rezultatet nuk po vijnë. E pamë edhe në ndeshjen me Teutën, ku ishte një Dinamo që tregoi futboll. Mendoj se Dinamo duhet të projektohet për sezonin e ardhshëm, pasi këtë sezon objektiv është mbijetesa.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy