Alphonso Davies, afër rinovimit me Bayern Munchenin

Alphonso Davies, afër rinovimit me Bayern Munchenin

Orët e fundit Real Madridi ka marrë një goditje në lidhje me merkaton.

Alphonso Davies, një ndër objektivat kryesorë të ‘’ Galaktikëve ‘’ thuhet se është shumë afër rinovimit me Bayern Munchenin.

Kanadezi ndihet i lumtur në ‘’ Allianz Arena ‘’, i konsideruar një ndër më të mirët në pozicionin ku luan.

Ishi i Vancouver Whitecaps shquhet si një lojtar shpërthyes, tejet i shpejtë, i cili i vë në siklet gjithmonë kundërshtarët, sidomos në duelet një kundra një.

Kontrata e re me gjigandët e Bundesligës dhe jo vetëm parashikohet se do të firmoset deri në 2030-tën, fakt i cili i nxjerr nga loja kryeqytetasit.

Drupal Ad

Pritej ofensiva e drejtuesve sepse 24 vjeçari është një ndër më shembullorët në 11-shen e formuar nga Vincent Kompany dhe një tjetër aspekt që duhet marrë në konsideratë është se nëse do ti jepte fund eksperiencës me Bayern Munchenin, do të përforconte një rival të mundshëm në Champions League në vijimësi.

Hapi i ndërmarrë është një goditje për ‘’ Los Merengues ‘’, të cilët duhet të fokusohen tek të tjerë elementë gjatë ditëve të fundit të kësaj periudhe shumë të rëndësishme.

Eshtë viti i shtatë për Alphonso Davies në Mynih, një ndër lojtarët më të shpejtë në botë, i padiskutueshëm edhe tek Kanadaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy